LAJME / E Hënë 27 Prill 2026, 11:11

"URGJENTE/ Po udhëtonte me një 'Golf 5' gri, humb çdo gjurmë babai i dy fëmijëve, ja detajet që mund ta shpëtojnë!"

SHKODËR/BARI – Një alarm i kuq është ngritur për zhdukjen e 37-vjeçarit shqiptar, Florind Luka, i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij prej më shumë se një jave. Familjarët nga Shkodra, të gjendur në një situatë të rëndë emocionale, kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të ketë informacion në Shqipëri apo Itali.

Ku u pa për herë të fundit?
Sipas informacioneve zyrtare, Florindi është parë për herë të fundit të mërkurën, më 22 prill, rreth orës 10:00, në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, Itali. Që nga ai moment, telefoni i tij ka rezultuar i fikur dhe asnjë kontakt nuk është vendosur me të afërmit.

Detajet për identifikimin
Familja vë në dispozicion këto të dhëna fizike dhe mjetin me të cilin ai po udhëtonte:

Karakteristikat: Flokë kafe të çelët, mjekër të shkurtër dhe sy kafe.

Aksesore: Zakonisht mban syze dielli.

Automjeti: Udhëtonte me një Golf 5 Plus, ngjyrë gri të çelët, me targë DE046DH.

Apeli i familjes
“Jemi në hall të madh! Ka një javë që kemi humbur çdo kontakt. Florindi është baba i dy fëmijëve dhe familja po e pret në Shkodër me ankth. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, çdo informacion mund të jetë jetik për ne!” – është mesazhi prekës i të afërmeve.

Ka pasur tashmë një denoncim zyrtar për zhdukje dhe autoritetet janë vënë në lëvizjedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE