Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar dy ditë më parë në Durrës ku si
pasoje e nje aksidenti dy të mitur humben jeten dhe nje tjeter mbeti i plagosur.
Në nisje të mbledhjes së komisionit, Manja e cilësoi këtë ngjarje si një moment që kërkon reagim të menjëhershëm
institucional, duke bërë të ditur se Partia Socialiste pritet t’i drejtohet shumë shpejt Kuvendit me një paketë ndryshimesh në
Kodin Rrugor. Kjo nismë, sipas tij vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj aksidentit të rëndë të 3 majit në Durrës, që i mori jetën dy fëmijëve.
“Ky komision ka përgjegjësi që këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur ta përkthejë në ndryshime ligjore. Së bashku me disa
kolegë të mazhorancë do ti drejtojmë kuvendit shumë shpejt do të propozojnë ndryshime në kodin rrugor dhe atë penal si
kundërpërgjigje adekuate të kësaj situatë. Po shohim të gjitha boshllëqet që ka kodi për të bërë ndryshimet e duhura”, tha Manja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
