
Profesor Edmon Tupja, në emisionin Opinion ka folur për marrëdhënien e shqiptarëve në kohën e diktaturës me seksin.
Sipas profesorit, në vendin tonë ish-komunist, nuk ka një histori të seksit, por ka vetëm një kulturë “zakonesh” informale që nisnin nga vouajerizmi, tradhëtia bashkëshortore e për të shkuar te kurvëria si term pezhorativ që na tingëllon sot më shumë si fetar sesa social.
Në kohën e komunizmit kishin njerëz që përgjonin çiftet e reja dhe në rast se arrinin t’i kapeshin, ata i dënonin. Por kjo vjen se pasi nuk arrinin dot vetë, kishin vendosur për të ndjekur çiftet.
Dëshirën e kishin, por mundësinë jo. Vouajorist kishte sa të duash, tek kodra e Shen Prokopit tek kodrat e Liqenit. Këta ishin njerëz që mendonin se duhet mbrojtur pastërtia morale e rinisë. Rrugës edhe i martuar të ishe nuk mund të putheshe dot”, tha profesori.opinion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
