
Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga Policia e Durrësit, në vijim të hetimeve të nisura më herët në kuadër të “Operacionit Kërcënimi i Fundit”.
Policia arrestoi shtetasin Robert Lamnica, 40 vjeç, banues në Shënavlash, ndërsa ka shpallur në kërkim një grua 49-vjeçare, me inicialet A.H., banuese në Durrës.
Sipas hetimeve, gruaja, e cila ndodhej më parë në “arrest shtëpie”, dyshohet se i ka ofruar një 44-vjeçari marrëdhënie seksuale me pagesë. Por pas kësaj, në bashkëpunim me Lamnicën, ata dyshohet se e kanë dhunuar dhe më pas i kanë vjedhur telefonin celular dhe një shumë parash.
Ngjarja ka tronditur opinionin, pasi të dy personat rezultojnë të kenë qenë të përfshirë edhe më parë në fazën e parë të të njëjtit hetim penal, gjatë muajit prill, kur u zhvillua operacioni i parë i koduar “Kërcënimi i Fundit”.
Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
