LAJME / E Hënë 6 Janar 2025, 22:10

U tha se është në një lidhje pas ndarjes nga Sara Hoxha, Ledri Vula flet për herë të parë

Këngëtari i njohur Ledri Vula ka reaguar për herë të parë ndaj spekulimeve të fundit që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat sugjerojnë një lidhje mes tij dhe TikTok-erës Rina Zaitin.

I ftuar në rubrikën “Galeri” të emisionit “E Diell”, Ledri theksoi se këto thashetheme nuk kanë asnjë bazë të vërtetë dhe nuk ka asnjë lidhje me Rina Zaitin, as nga ana e tij dhe as nga ajo.

Ai shpjegoi se është i përqendruar në karrierën e tij muzikore dhe që shpeshherë krijohen histori të tilla nga njerëzit që shohin ata së bashku, por që nuk ka lidhje romantike mes tij dhe Rinës.

Gjithashtu, reperi ka bërë publike lidhjen e tij të mëparshme me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë, Poem Blu dhe ishin ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit.