LAJME / E Martë 28 Prill 2026, 20:08

“U qëllua me plumb në kokë”/ DETAJE nga vrasja e shqiptarit në Greqi, ja kush e gjet trupin e pajetë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një shqiptar dyshohet se u vra nga shtetasi grek që e kishte punësuar.

Mediat greke bëjnë me dije se 42-vjeçari ka marrë një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Ka qenë bashkëkombësi i tij, në banesën e të cilit po qëndronte, ai që e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Po ashtu, dyshohet se shqiptari, i cili punonte në stallën në fjalë, ka pasur një zënkë e pronarin e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor nga Korinthi.

Deri më tani, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet greke po hetojnë në disa pista, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE