
Një tjetër seancë është shtyrë në gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët po hetohen në kuadër të dosjes “Partizani”. Togat e zeza u detyruan të shtyjnë sërish seancën, pasi avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi mungonte në sallën e gjyqit. Si rrjedhojë, SPAK kërkoi shtyrjen e seancës për në datën 8 qershor.
Në seancën e kësaj të mërkure pritej të dëshmonte edhe ish-ministri i qeverisë Berisha, Ylli Pango. Megjithatë, ai është shprehur se nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e 8 qershorit pasi “nuk ka kohë”.
Prania e Pangos në ambientet e GJKKO-së ka tërhequr jo pak vëmendje, kjo dhe për shkak të transformimit të tij, në një kohë kur daljet e tij kanë qenë mjaft të rralla, aq sa dhe mund të numërohen me gishtate të njëjtës dorë.
Ish-politikani u shfaq me flokët e zbardhura dhe me rrudha, por duke ruajtur të njëjtin komunikim karizmatik që e ka karakterizuar gjithmonë në publik.
Kujtojmë se karriera e Ylli Pango përfundoi në mënyrën që ai vetë nuk do ta kishte dëshiruar. Në vitin 2009, emisioni investigativ Fiks Fare dërgoi në banesën e tij një gazetare të infiltruar, e cila kërkonte të punësohej në Ministrinë e Kulturës që drejtonte asokohe Pango. Pamjet e transmetuara shkaktuan debat të madh publik, ndërsa fraza e tij “Ç’i ke ato mbërthecka”, referuar kopsave të veshjes së gazetares, u kthye në një nga episodet më të komentuara të asaj kohe.
Mjaftoi ajo ngjarje që Sali Berisha të njoftonte shkarkimin e Pangos, duke e konsideruar episodin “të papranueshëm për moralin dhe standardet e qeverisë”. Edhe pse më pas ai ndoqi procese gjyqësore dhe në një fazë arriti të fitonte gjyqin ndaj emisionit, ish-ministri nuk iu rikthye më jetës aktive politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
