
Ministrja e Brendshme e Portugalisë, Maria Lucia Amaral, ka dhënë dorëheqje pas kritikave për menaxhimin e situatës së krijuar pas përmbytjeve.
Në deklaratën e lëshuar nga Presidenca thuhet se Amaral “nuk kishte kushte personale dhe politike të nevojshme për të kryer detyrat e saj”. Postin e saj do ta mbajë përkohësisht kryeministri, Luís Montenegro.
Qeveria e Montenegros është kritikuar ashpër për reagimin e saj ndaj stuhive dhe erërave të forta dyjavore nga të cilat vdiqën të paktën shtatë persona dhe shkaktuan dëme prej rreth 4 miliardë eurosh.
Portugalia është në gjendje të jashtëzakonshme deri në mesin e shkurtit për shkak të nivelit të lartë të reshjeve dhe përmbytjeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
