LAJME / E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 10:10

U dëmtua nga rrëshqitja e tokës dhe bllokoi rrugën, shembet ura në Dragostunjë

Ka nisur zyrtarisht mëngjesin e kësaj të mërkure puna për demontimin e urës së Dragostunjës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pasi struktura u shkatërrua rëndë nga rrëshqitja dhe fundosja e tokës.

Ura pësoi dëmtime fatale pas një lëvizjeje të fuqishme të masivit të dheut, që destabilizoi themelet dhe e bëri të pamundur çdo ndërhyrje riparuese.

Specialistët e terrenit konfirmuan se zhvendosja e trupit të rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e kanë nxjerrë jashtë funksioni totalisht strukturën ekzistuese, duke e kthyer në një rrezik potencial për qarkullimin dhe sigurinë publike.

Zona vijon të konsiderohet me risk të lartë gjeologjik, ndërsa lëvizjet e tokës raportohen ende aktive në disa segmente përreth.

Shembja e urës në Dragostunjë ka thelluar krizën e qarkullimit në këtë arterie të rëndësishme lidhëse, duke izoluar përkohësisht komunitete të tëra dhe duke devijuar trafikun në rrugë alternative rurale, të cilat nuk përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE