LAJME / E Diel 26 Prill 2026, 17:05

U arrestua vite më parë bashkë me të vëllain për vrasje/ Kush është Kreshnik Mujeci që u ekzekutua sot në Lezhë (Foto)

Kreshnik Mujeci, i cili u ekzekutua sot në Lezhë teksa po lëvizte me makinën e tij tip “Audi” së bashku me bashkëshorten, nuk është emër i panjohur për autoritetet.

Në vitin 2017, ai u arrestua së bashku me të vëllain, Lin Mujeci, për vrasjen e 47-vjeçarit Genci Mëhillaj.

Ngjarja në atë kohë ndodhi në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër, dhe erdhi si pasojë e një konflikti mes palëve disa ditë para krimit në fshatin Torovicë.

Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me atë të gati 10 viteve më parë, por pritet një njoftim nga autoritetet pas zbardhjes së plotë të rrethanave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE