LAJME / E Shtunë 14 Dhjetor 2024, 00:12

U arrestua pasi mori makinën e dikujt dhe e shiti, reagon aktori: Ja si qëndron e vërteta, makina kishte humbur

Aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet dikujt dhe më pas e ka shitur ka reaguar lidhur me ngjarjen.

Me anë të një postimi në InstaStory, Veleshnja ka dhënë versionin e tij sesi qëndron e vërteta rreth makinës që dyshohet se ai ka marrë një personi përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.

Ai thotë se automjeti kishte humbur, ndërkohë që ai thjesht e ka përdorur dhe sipas tij sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur.

“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”, thotë Veleshnja në InstaStory.