
Dy adoleshentë 16-vjeçarë humbën jetën tragjikisht pasi u goditën nga një tren në Cheshire, ndërsa njëri prej tyre po përpiqej të shpëtonte mikun e tij.
Viktimat, Joshua Myers dhe Jordan Everett, vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi më 3 korrik të vitit të kaluar, ndërsa hetimi zbuloi se Joshua ishte liruar me kusht nga policia pas një akuze për ngacmim seksual nga një vajzë adoleshente dhe sipas dëshmive, ai u kishte thënë miqve se donte t’i jepte fund jetës së tij.
Natën e ngjarjes, 16-vjeçari i cili kishte konsumuar alkool, u ngjit mbi një gardh dhe u hodh duke përfunduar në shinat e trenit, duke bërtitur se donte të vriste veten.
Shoku i tij, Jordan, e ndoqi menjëherë dhe i bërtiti që të largohej nga shinat, por sipas dëshmive ai u përpoq ta shtynte dhe më pas e ‘sulmoi’.
Megjithatë, një tren i kompanisë Avanti West Coast, që po udhëtonte me rreth 180 km/orë, doli nga një kthesë dhe i goditi të dy adoleshentët. Shoferi aktivizoi frenat e emergjencës sapo i pa në shina, por përplasja ndodhi brenda një çasti.
Për Jordanin u regjistrua vendimi i vdekjes aksidentale. Mjekja ligjore e cilësoi atë si hero për përpjekjen për të shpëtuar mikun e tij.
“E di që doje që ai të shpallej hero për atë që bëri. Epo, ai ishte një hero”, u shpreh mjekja ligjore.
Sipas gjykatës, adoleshenti kishte pasur vështirësi emocionale dhe konsumonte vazhdimisht alkool dhe substanca të ndryshme narkotike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
