
Teherani e ka cilësuar bllokadën amerikane në portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit si një shkelje të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“E ashtuquajtura bllokadë amerikane e porteve ose vijës bregdetare të Iranit nuk është vetëm një shkelje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, por është gjithashtu e paligjshme dhe kriminale”-
kështu iu përgjigj zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqei, një postimi në rrjetin social ‘X’ të Presidentit Donald Trump, i cili akuzoi Iranin për shkelje të armëpushimit duke qëlluar anijet në Ngushticën e Hormuzit.
“Për më tepër, duke i shkaktuar qëllimisht ndëshkim kolektiv popullit iranian, bllokada përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit”, përfundoi zëdhënësi iranian, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
