LAJME / E Enjte 30 Prill 2026, 10:10

Tronditëse! Ilir Kulla: Raketa vjen për 1 orë në Shqipëri! Rreziku dhe kërcënimi i Iranit

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, në një intervistë për “Shqipëria Live”, foli për kërcënimin nga një sulm i mundshëm iranian ndaj Shqipërisë.

Ai tha se objektivi janë muxhahedinët dhe nëse ata përfshihen në një sulm kibernetik, automatikisht do të bëhen objektiv.

“Përderisa vendet e NATO-s godasin Iranin, Irani ka të drejtë ta bëjë (kundërpërgjigjet). Irani është në luftë dhe këtë nuk e filloi Irani, por aleatët tanë.

Nuk mendoj se kemi bërë gabim që kemi marrë MEK në Shqipëri. Ne u hoqëm një problem atyre sepse i kishin afër. Nga momenti që i kemi marrë këtu, kemi ditur që kemi rrezik real, por me fillimin e kësaj lufte kemi kaluar në stadin e kërcënimit real.

Kërcënim real është kur dikush niset enkas për të goditur. Mendoj se jemi në fazën e ndërmjetme. Në luftën që ndodh ndaj Iranit, do ndodhen dy gjera, ata në Manzë bëhen pjesë e luftës kibernetike dhe automatikisht behën ata objektiv.”, u shpreh ai.

video

Kulla u ndal dhe te konflikti i Iranit me Izraelin dhe SHBA, ku tha se Teherani ka fuqi kërcënuese globale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE