LAJME / E Enjte 18 Shtator 2025, 21:09

Tre fëmijë të mitur dërgohen me urgjencë në spital, ja çfarë dyshohet

Tre fëmijë të mitur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar karamele, që i kanë gjetur pranë një koshi mbeturinash.

Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE