LAJME / E Diel 30 Nëntor 2025, 17:05

Tragjike/ Tentoi të vrasë bashkëjetuesen 23-vjeçare, arrestohet i riu

Një person që tentoi të vrasë të fejuarën e tij është arrestuar nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ndërsa i arrestuari është identifikuar si Edon Geci.

Nga informacionet e para mësohet se 23-vjeçarja D.T kishte përfunduar në spital, madje duke iu nënshtruar një operacioni në QKUK pas një plage të thellë.

Fillimisht u tha se plaga ishte shkaktuar nga një gotë e thyer, por mjekët kanë konstatuar se lëndimet ishin të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, duke ngritur dyshime serioze për rrethanat e deklaruara.

Me urdhër të Prokurorisë, është ekzaminuar vendi i ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në ngjarje.

Gjatë procedurave, Geci ka dhënë deklarime kontradiktore për atë që kishte ndodhur. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE