LAJME / E Shtunë 6 Dhjetor 2025, 00:12

Tragjike! Ngjarje e rende ne Tirane, ka viktima dhe te plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke sjellë pasoja fatale. Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga autoritetet, rreth orës 21:00, në zonën e Unazës së Madhe, janë përfshirë në një përplasje dy automjete dhe një motomjet.

Nga të dhënat e deritanishme, përplasja ka rezultuar tragjike për drejtuesin e motomjetit, shtetasin O. Xh., rreth 38 vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Detaje të tjera mbi dinamikën e aksidentit dhe mënyrën se si ndodhi përplasja ende nuk janë bërë të ditura.

Drejtuesit e dy automjeteve të tjerë të përfshirë në aksident, shtetasit Gj. L. dhe A. Sh., ndodhen në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me autoritetet për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale. Ndërkohë, Grupi Hetimor po vijon punën për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes, me qëllim saktësimin e shkakut të përplasjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Ngjarja ka shkaktuar reagim dhe shqetësim te qytetarët e zonës, ndërsa pritet një njoftim i mëtejshëm nga autoritetet për detaje shtesë mbi hetimet dhe masat që mund të ndërmerren, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE