
Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, e cila bëri të ditur se, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë konstatuan se në automjet ndodheshin tre persona pa shenja jete.
“Menjëherë pas daljes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë konstatuar se në automjet ndodheshin tre persona të vdekur, një mashkull dhe dy femra. Vdekja e tyre është konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore,” thuhet në njoftimin e MPB-së.
Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur gjithashtu se më herët gjatë ditës, rreth orës 13:40, një shtetas i Kosovës kishte raportuar në Stacionin Policor Bit Pazar zhdukjen e tre personave.
Sipas raportimit, kontakti i fundit me ta ishte realizuar më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Pas nisjes së kërkimeve, automjeti i tyre u lokalizua i aksidentuar pranë rrugës, ndërsa brenda tij u gjetën trupat e pajetë të tre viktimave.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë tragjedi, e cila ka pikëlluar familjarët dhe opinionin publik në Kosovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
