LAJME / E Martë 7 Janar 2025, 16:04

Tragjedi në Itali, dy motrat shqiptare bien nga kati i katërt, vdes 31-vjeçarja! Tjetra në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mëngjesin e sotëm. Sipas mediave vendase, një 31-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Të dyja motrat u rrëzuan nga kati i katërt i banesës. Policia po vijon hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur dhe janë duke u shqyrtuar të gjitha hipotezat.

Dritarja e brendshme nga e cila ato ranë është e vogël, një detaj që mund të çojë në hipotezën e një vetëvrasjeje.

Sipas Rai News, njëra nga motrat mund të jetë hedhur qëllimisht, ndërsa tjetra ka tentuar ta shpëtojë, por janë rrëzuar të dyja./vizionplus.tv