LAJME / E Diel 12 Prill 2026, 01:01

Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në aksident të rëndë

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në diasporë, ku një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Alkoven.

Viktima është identifikuar si Bylbyl Mazreku, me origjinë nga fshati Retijë, Rahovec.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Eferdinger”, ku automjeti që drejtonte i riu është përplasur fuqishëm me një kamion.

Përplasja ka qenë e rëndë, duke bërë që 19-vjeçari të mbetet i bllokuar brenda automjetit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga vetura.

Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda të marra, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga komuniteti i fshatit të tij, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku është bërë e ditur se detajet për ceremoninë e varrimit do të publikohen në ditët në vijim.

Kjo humbje e rëndë ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin, duke sjellë dhimbje të madhe për një jetë të re të ndërprerë tragjikisht.

Autoritetet në Austri pritet të vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE