LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 10:10

Tragjedi e madhe: 86-vjeçari ngatërroi frenat me gazin dhe vrau një avokate 25-vjeçare

Tragjedi e madhe: 86-vjeçari ngatërroi frenat me gazin dhe vrau një avokate 25-vjeçare

Një pensionist 86-vjeçar ngatërroi frenat me pedalin e gazit të automjetit të tij dhe me shpejtësi të madhe shkaktoi një aksident fatal ku humbi jetën avokatja 25-vjeçare Ruza V. në Mynih.

Sipas informacioneve, automjeti po lëvizte me rreth 120 kilometra në orë në momentin kur ndodhi tragjedia.

Megjithatë, gjykata e liroi drejtuesin nga përgjegjësia penale, pasi ai ishte shpallur i paaftë mendërisht. Sipas gjyqtarëve, nuk kishte indikacione se i pandehuri mund ta kishte parashikuar paaftësinë e tij për të drejtuar një automjet.

Avokati i familjes së viktimës paraqiti ankesa pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Gjykatës së Lartë Rajonale, por të dyja u refuzuan.

“Jemi të shokuar dhe të zhgënjyer”, deklaroi motra e avokates së ndjerë.

“Kemi humbur besimin te sistemi i drejtësisë. Nuk do të ketë asnjë dënim për personin përgjegjës”, thanë të afërmit e 25-vjeçares që humbi jetën në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE