LAJME / E Premte 22 Maj 2026, 15:03

Trafiku në rrugën Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do shembim mbikalimin e Rinasit

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi se për të zgjidhur trafikun në aksin Tiranë-Durrës do të shembet mbikalimi i Rinasit për të krijuar një të ri me 4 korsi.

“Kemi hapur korsitë në drejtim të Rinasit dhe Tiranës, që ishin 6 km e para. Unë e di që hinka krijohet përsëri, por trafiku ka ndryshuar. Kishim problematikë te një mbikalim dhe u rregullua nga ARRSH-ja. Te mbikalimi i Rinasit krijohet hinka, por po vijojnë punimet pas mbikalimit të Rinasit.

Pjesë e kontratës është shembja e mbikalimit të Rinasit, krijimi i një mbikalimi të ri me 4 korsi dhe vazhdimi me 2 km të tjerë i korsive shtesë që janë duke u punuar. Kjo do i japë një shfryrje më të madhe trafikut në rrugën Tiranë-Durrës”, tha ministri.

Kur u pyet nëse rruga Tiranë-Durrës do të vijojë të jetë pa pagesë, Karakaçi u përgjigj shkurt: “Për momentin, patjetër do të vazhdojë të jetë pa pagesë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE