LAJME / E Diel 21 Dhjetor 2025, 23:11

Toney kapet “mat” në Prishtinë! Jo në Kapsulen të BB VIP Kosova, por në restorant peshku ( Foto )

Prej ditësh ishte përfolur se Toney ndodhej i izoluar në Kapsulen e Big Brother VIP Kosova, duke ngritur dyshime dhe kureshtje te fansat për një rikthim të mundshëm në format.

Por realiteti duket krejt ndryshe.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Toney shihet qetësisht duke shijuar momentin në një restorant në Prishtinë , konkretisht te Fish Restaurant Vela. Pamjet kanë habitur ndjekësit, pasi deri më tani mendohej se ai ishte ende nën izolim të rreptë nga produksioni.

Ky detaj ka hapur menjëherë diskutime:

? A ka dalë Toney pa dijeninë e publikut?

? A është kjo pjesë e një strategjie të produksionit?

? Apo thjesht një keqkuptim që do të sqarohet në ditët në vijim?

Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni i BB VIP Kosova do ta rikthejë sërish Tonin në shtëpi, apo kjo dalje shënon fundin e çdo spekulimi për përfshirjen e tij në spektakël.

Një gjë është e sigurt: Toney nuk ishte aty ku të gjithë mendonin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE