
Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e bërë publike këtë të enjte ku një e mitur, vetëm 16-vjeç, ka rënë pre e abuzimit.
Fillimisht rasti u denoncua për shantazh dhe shtrëngim për dhënie pasurie ndaj një efektivi të Policisë së Këlcyrës, ndërkohë që nga hetimet e zhvilluara grupi hetimor arriti që të zbardhë këtë ngjarje dhe të nxjerrë në dritë detaje tronditëse.
Përgjatë hetimeve doli në pah abuzimi seksual i të miturës ku janë të përfshirë dy efektivë policie, shtetasi P.B me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet dhe Artur Ago, oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë.
Nga burime policorë mësohet se e mitura prej vitesh është abuzuar nga efektivi P.B, i cili rezulton të jetë dhe njeriu i saj, si dhe nga polici Ago. Ky i fundit një ditë më parë ka kaluar kufirin duke u larguar drejt Greqisë dhe është shpallur në kërkim.
Përveç njerkut të 16-vjeçares në prangat e Policisë janë vënë gjithashtu edhe i dashuri i të miturës shtetasi K.P si dhe shoku i tij me ininciale I.P. Këta të dy mësohet se kanë shantazhuar efektivin Ago duke i kërkuar 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime, të cilën ja kishte dërguar të resë.
Më herët Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër ekzekutoi urdhrat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.
P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.
A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).
Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur
Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.
“Pas indicjes nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik. Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhej më tej në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
