
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maltë, ku një vajzë 13-vjeçare u mbyt në det teksa ndodhej me pushime së bashku me familjen e saj.
Mediat e huaja raportojnë se trupi i pajetë i 13-vjeçares u gjet këtë të mërkurë në mëngjes, pas tre ditësh kërkimesh intensive, në ujërat e detit të “Paradise Bay”, nga zhytësit e Mbrojtjes Civile.
Sipas raportimeve, një dallgë e fuqishme e tërhoqi vajzën në det, ndërsa babai dhe vëllai i saj u përplasën pas murit mbrojtës.
Babai mbeti i lënduar gjatë përpjekjeve për ta shpëtuar të bijën. Menjëherë pas incidentit, autoritetet malteze nisën një operacion të gjerë kërkimi, ku u angazhuan forcat e ushtrisë, mbrojtja civile dhe policia.
Autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjes po i ofrohet ndihmë psikologjike.
Ndërkohë, institucionet malteze u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin zonat e rrezikshme bregdetare gjatë motit të keq dhe detit të trazuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
