
Një tjetër vrasje ka tronditur sot Kosovën, pas krimit me tre viktima të regjistruar dje në Gjilan.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, ku një person është goditur me thikë. Viktima u dërgua në spitalin e Prizrenit, e më pas në atë të Prishtinës për shkak të gjendjes kritike, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Ndërkohë, policia ka arrestuar një person që dyshohet se është autori, por ende nuk ka dhënë detaje mbi shkaqet dhe rrethanat e vrasjes.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Mefail Shkodra, në bashkëpunim me 3 djemtë e tij, vrau 3 persona me armë zjarri. Viktimat ishin babë e bir dhe dhëndri i familjes, teksa u plagos dhe një tjetër person, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
