LAJME / E Martë 19 Gusht 2025, 14:02

Tjeter tragjedi ne vend, dy te vd*kur dhe një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy persona kanë humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. Viktimat janë identifikuar me inicialet Sh.G. dhe A.G., të dy të lindur në vitin 1979.

Në këtë aksident ka pësuar lëndime të rënda edhe një person tjetër, me inicialet F.G. (e lindur në vitin 2006), e cila është transportuar me urgjencë në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë mbi rrethanat e ngjarjes, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë ende përgjigje zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE