LAJME / E Mërkurë 7 Janar 2026, 13:01

Tjetër skandal në aksin Qukës-Qafë Plloçë! Sërish shembje në rrugën 260 mln euro të Belinda Ballukut, masivi i dherave bie mbi një automjet! Rrezikohet jeta e qytetarëve!

Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sot një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në atë zonë

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale vetëm në pjesën e përparme.

Autoritetet ndërkohë po punojnë për pastrimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit norma

Kujtojmë se një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh u shënua në nëntor të 2024 në këtë aks, pranë tuneleve, si pasojë e shirave të shumtë.

Rrëshqitja shkaktoi bllokimin total të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa kompania kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit, vendosi një baypass provizor për të lehtësuar kalimin e automjeteve.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë që shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin u inaugurua në muajin shtator nga ministrja e pezulluar nga detyra Belinda Balluku dhe ka kushtuar 260 milionë euro.

Aksi përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni.

Shembjet masive zbuluan se cilësia e punimeve ishte mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE