
Një tjetër incident me dron është shënuar, këtë herë në Gjermani. Sipas raportimeve të mediave, aeroporti i Mynihut u mbyll për më shumë se një orë për shkak të pranisë së një droni pranë pistave të fluturimit.
Për pasojë pati edhe pezullime të fluturimeve. Mynihu është aeroporti i dytë më i ngarkuar në Gjermani. Autoritetet u kanë kërkuar udhëtarëve të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të udhëtojnë për në aeroport.
“Rreth orës 9 të mëngjesit, pilotët bënë një vëzhgim të dyshimtë”, konfirmoi për BILD zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer. Sipas tij, një objekt fluturues potencialisht i paautorizuar u pa në afërsi të Aeroportit të Mynihut.”, raportoi Bild, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
