
Aktiviteti sizmik ka rikthyer frikën te banorët e juglindjes së vendit, pasi brenda vetëm 12 orëve janë regjistruar katër lëkundje tërmeti, të cilat janë ndjerë në qytetin e Korçës dhe në zonat përreth.
Në 04:47, një tërmet me magnitudë 2.7 ballë goditi zonën e Bickës.
Por shqetësimi është shtuar ndjeshëm në orët e pasdites, kur tre tërmete të tjera janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 50 minutash.
Në orën 15:22, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë, me epiqendër në Hoçisht, është ndjerë dukshëm në Korçë dhe zonat përreth.
Vetëm tre minuta më pas, në 15:25, një tjetër lëkundje me magnitudë 3.0 ballë ka pasur epiqendrën në Gracë.
Tërmeti i katërt është regjistruar në orën 16:12, me epiqendër në Plasë, me magnitudë 2.6 ballë.
Megjithëse magnitudat kanë qenë të moderuara, frekuenca e lartë e lëkundjeve brenda një kohe kaq të shkurtër ka rritur ndjesinë e pasigurisë te qytetarët.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet dhe specialistët e sizmologjisë po monitorojnë situatën.
Sipas ekspertëve, zona e juglindjes njihet për aktivitet sizmik, por katër tërmete brenda 12 orëve mbeten një zhvillim që kërkon vëmendje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
