
28-vjeçari merret me forcë dhe dhunohet në Tiranë, arrestohen tre të rinj
Një 28-vjeçar dyshohet se është marrë me forcë dhe është dhunuar nga tre persona në Tiranë. Ngjarja po hetohet nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Sipas policisë, tre të rinjtë e kanë mbajtur të riun kundër vullnetit të tij dhe më pas e kanë dhunuar.
Në lidhje me këtë rast janë arrestuar një 30-vjeçar me inicialet E.L, si dhe dy vajza, E.SH, 24 vjeçe, dhe M.K, 22 vjeçe.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari dhe e kanë dhunuar.”
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa fajësia të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
