LAJME / E Hënë 1 Dhjetor 2025, 17:05

Tiranë/ 12-vjeçari merr makinën e të atit dhe bën aksident, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në fshatin Mushqeta, Tiranë, ku një djalë 12-vjeçar ka marrë automjetin e të atit dhe ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rrugës.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur vetë i mituri dhe një 18-vjeçar, i cili ndodhej si pasagjer në automjet. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas Policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. T., 51 vjeç, pasi djali i tij ka përdorur automjetin pa leje.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. T., 51 vjeç, pasi në fshatin Mushqeta, djali i tij i mitur, rreth 12 vjeç, ka marrë automjetin e të atit dhe gjatë drejtimit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar 12-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, një 18-vjeçar, të cilët janë në spital, nën kujdesin e mjekëve.“, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE