
Rreth 25 miliardë dollarë i ka kushtuar deri më sot Shteteve të Bashkuara lufta me Iranin, sipas zyrtarit më të lartë financiar të Pentagonit, i cili informoi ligjvënësit gjatë një seance të së mërkurës.
Jules Hurst, drejtuesi financiar i Pentagonit, deklaroi para Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve se pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhet me municionet, ndërsa fonde të konsiderueshme janë destinuar edhe për mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e pajisjeve ushtarake.
Kostoja totale e konfliktit ka qenë deri vonë e paqartë për Kongresin dhe është kthyer në një çështje politike, në një kohë kur po shqyrtohet kërkesa e presidentit Donald Trump për një buxhet mbrojtjeje prej 1.5 trilionë dollarësh për vitin fiskal 2027.
Duke reaguar ndaj raportimit, deputeti Adam Smith, përfaqësuesi kryesor i demokratëve në komision, theksoi se Kongresi kishte kërkuar prej kohësh të dhëna të qarta për koston e operacionit. “Jam i kënaqur që dhatë këtë përgjigje, sepse e kemi kërkuar prej shumë kohësh pa marrë një shifër konkrete”, u shpreh ai.
Deri më tani, 13 pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane kanë humbur jetën në këtë luftë, e cila aktualisht ndodhet nën një armëpushim të brishtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
