LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 19:07

Thaçi: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe, do të ishte e pafalshme të lihen probleme për brezat e ardhshëm

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai ka bërë me dije se ky propozim kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dy shteteve.

“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar.

Do të ishte e pafalshme të lihen probleme të pazgjidhura për brezat e ardhshëm”, është shprehur Thaç, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE