
Tiranë – Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz.
Sipas hetimeve, gjatë përplasjes mes disa personave, i riu dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e njërit prej të përfshirëve në konflikt, si dhe një personi tjetër që tentoi të ndërhynte. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Details”, në kuadër të të cilit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezulton se në konflikt janë përfshirë gjithsej 6 persona. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe 5 shtetas të tjerë, të identifikuar si R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e përplasjes.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal ndaj pronarit të lokalit për moskallëzim krimi.
Policia po vijon punën për kapjen e personave në kërkim dhe për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur në këtë ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
