
Seanca paraprake në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe personave të tjerë të përfshirë në dosjen “Veliaj”, u shoqërua me tensione dhe zhvillime të papritura.
Veliaj është larguar nga salla e gjyqit, duke pretenduar se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues dhe se i është mohuar e drejta për një mbrojtje efektive. Avokatja kryesisht e tij, Valentina Teodoresku, ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të konsultuar të gjitha aktet hetimore me klientin e saj.
Sipas avokates, taksia e kishte pritur Veliajn vetëm një orë në qendrën e paraburgimit në Durrës, çka nuk i ka dhënë mundësinë për një përgatitje të plotë të mbrojtjes. Megjithatë, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes, Etleva Deda.
Pas këtij vendimi, Veliaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, duke e akuzuar për mohim të të drejtës për mbrojtje. Pavarësisht kësaj, seanca nuk është ndërprerë dhe po vijon me konkluzionet përfundimtare të palëve të tjera.
Në këtë proces gjyqësor janë dërguar për gjykim edhe Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera. Sipas SPAK, ndaj Erion Veliajt janë ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.
Akuza kryesore lidhet me korrupsionin pasiv në 9 raste, ku SPAK pretendon se Veliaj ka përfituar shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga kompani të ndryshme, të cilat në këmbim kanë marrë leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, si dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të ardhurash. Biznesmenët e përfshirë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Në dosje përfshihet edhe ish-deputetja Klotilda Bushka, e akuzuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, si dhe Fatjon Baci, gardian i burgut të Durrësit, i cili dyshohet se i ka dhënë telefon celular Erion Veliajt gjatë transferimit drejt gjykatës, në dy raste, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
