LAJME / E Diel 24 Nëntor 2024, 15:03

Temperaturat ekstremisht të ulëta, meteorologia zbulon sa do të zgjasë i ftohti që ka ‘mbërthyer’ vendin

Në disa zona të Shqipërisë mëngjesin e të dielës termometri shënoi më pak se -5 gradë celcius. Temperatura jo normale për muajin nëntor sipas Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb”, por që nuk pritet të zgjasin.

Nga e marta e javës së ardhshme parashikohet të kthehen temperaturat deri në 20 gradë celcius.



Festat këtë fund muaji sipas Lajda Porjas nga shërbimi “Meteoalb” parashikohet ti kalojmë me mot të ngrohtë dhe me diell në pjesën më të madhe të vendit.