LAJME / E Martë 27 Janar 2026, 17:05

Telefoni i Netanyahut ‘trazon’ rrjetin, nga se frikësohet kryeministri izraelit?

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka tërhequr vëmendjen e njerëzve mbarë botës ditët e fundit, jo për luftën në Gaza apo për ndonjë sulm ndaj vendeve fqinje, por për shkak të telefonit të tij.

Në një foto që po bën xhiron e rrjetit, Netanyahu shihet teksa po flet në telefon, por telefoni i tij duket qartë se ka të mbuluara me ngjitëse kamerat dhe sensorët prapa.

Ky veprim ka përhapur frikë dhe kuriozitet te publiku i gjerë në rrejtet sociale, të cilët janë të shqetësuar për të dhënat dhe privatësinë e tyre.

Kjo pasi sipas ekspertëve, kamera e telefonit të Netanyahut është e mbuluar me shirit ngjitës si masë sigurie për të parandaluar hakimin ose mbikëqyrjen në distancë.

Ky veprim është i zakonshme për figurat e profilit të lartë mes rreziqeve të programeve spiune, si Pegasus, i cili është lidhur me Izraelin.

Shumë ekspertë e rekomandojnë atë për privatësi, pasi aplikacione të ndryshme në telefon mendohet se përgjojnë me anë të mikrofonit dhe shkrepin foto me anë të kamerave pa dijeninë e përdoruesve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE