LAJME / E Shtunë 9 Gusht 2025, 13:01

Të sht"na me a*më zjarri, raportohet për 3 të pl*gosur

Paniku shpërtheu në Times Square këtë mëngjes kur tre persona, përfshirë një grua të re dhe dy burra, u qëlluan me armë zjarri në një nga zonat më të ngarkuara të New York City. Një i dyshuar është arrestuar, ndërsa të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ndodhi rreth orës 1:20 të mëngjesit, midis West 44th Street dhe 7th Avenue në Manhattan, policia dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën menjëherë në vendngjarje. Sipas autoriteteve, viktimat janë një vajzë 18-vjeçare, një djalë 19-vjeçar dhe një burrë 65-vjeçar, të cilët u dërguan në Spitalin Bellevue, ku janë në gjendje stabile.

Burime policore raportuan se autori i dyshuar është tashmë në paraburgim, pa u dhënë detaje të mëtejshme rreth motiveve të sulmit. Policia po vazhdon hetimet e saj për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit, ndërsa Times Square mbetet nën prani të shtuar të policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE