LAJME / E Diel 26 Prill 2026, 15:03

Të shtënat me a*më në Washington/ Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit Trump

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, gjatë Darkës së Korrespondentëve në Wasshington.

Begaj shkruan se e dënon me forcë aktin e dhunës, duke theksuar se në një demokraci dallimet duhet të zgjidhen përmes ideve dhe dialogut dhe jo përmes forcës.

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj: 

E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut — jo përmes forcës. Sulme të tilla brutale, që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore, janë të papranueshme.

Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe i uroj @POTUS, @FLOTUS dhe të gjithë të pranishmëve shëndet dhe siguri të vazhdueshmedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE