
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel në Bulevardin Ismail Qemali në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë momenteve, ku disa qytete të Shqipërisë, përfshirë edhe Vlorën ishin në errësirë totale, pa energji elektrike.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës, disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin. Më pas një prej tyre, dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia po merr në pyetje disa persona. /vizionplus.tv
