
E diela e sotme solli një nga momentet më të dhimbshme për botën e artit shqiptar dhe për të gjithë ata që e deshën Shpat Kasapin.
Në vendin ku ai doli për herë të parë në skenë, pikërisht aty ku dikur nisi ëndrra e tij, qëndroi sot arkmorti i tij, i mbuluar me lule, i mbështjellë me flamurin shqiptar dhe i rrethuar nga njerëz që nuk i ndalën dot lotët.
Kolegë, këngëtarë, bashkëpunëtorë të vjetër, familjarë e fansa të tij i dhanë sot duartrokitjen e tij të fundit. Disa prej tyre nuk kontrolluan dot emocionet, teksa pëshpëritnin kujtime, bashkëpunime dhe momente të paharruara me artistin që la gjurmë të pashlyeshme.
Familjarët e tij, nëna, bashkëshortja qëndruan të shkatërruara duke pritur ngushëllime nga qindra qytetarë e kolegë që e deshën dhe respektuan Shpatin. Ndërsa, motra e tij, Jehona, me sytë e përlotur, shikonte vendin ku Shpati kishte bërë hapat e parë si artist. Po aty, pranë mikrofonit ku dikur këndoi për herë të parë, qëndronte sot heshtja dhe dhimbja e një lamtumire që askush nuk donte ta përjetonte.
Pas disa orësh të mbushura me lot, dhimbje dhe kujtime, arkmorti i Shpat Kasapit u përcoll mes duartrokitjeve, teksa u nis drejt banesës së fundit.
Faleminderit, Shpat. Faleminderit që u rritëm me ty, me muzikë të mirë dhe me shpirtin tënd të pastër. Ke lënë pas një pasuri që nuk do të venitet kurrë. Këngët e tua do të dëgjohen brez pas brezi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
