LAJME / E Diel 1 Shkurt 2026, 02:02

Te fundit, cdo ndodhe me Erion Veliajn!

Kryebashkiaku i Tiranës (aktualisht në detyrë, por i pezulluar), Erion Veliaj, pritet të lërë qelinë e paraburgimit mëngjesin e nesërm për t’u paraqitur përpara Gjykatës së Posaçme (GJKKO). Edhe pse e diel, gjykata është e detyruar të mblidhet brenda afatit ligjor 5-ditor nga dorëzimi i kërkesës së tij për ndryshim mase.

Kjo dalje vjen pothuajse një vit pas arrestimit të tij të bujshëm më 10 shkurt 2025, duke shënuar një moment kritik në procesin gjyqësor ndaj tij.

Grupi i sigurisë së burgjeve është njoftuar zyrtarisht se duhet të transportojë Veliajn drejt Gjykatës në orën 09:00.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur një dosje voluminoze, ku kryebashkiaku akuzohet për pesë vepra të rënda penale:

Pas dëgjimit të mbrojtjes së Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Gjykata e Posaçme ka tre rrugë procedurale:

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Veliajt për një vit ka shkaktuar një ngërç administrativ në Bashkinë e Tiranës. Seanca e nesërme do të përcaktojë nese ai do të ketë mundësi të mbrohet në gjendje të lirë apo do të rikthehet sërish në qeli deri në dhënien e vendimit final, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE