
Një nga momentet më të forta të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania ka ndodhur pikërisht gjatë surprizës për Mateon, ku ai u përball me emocione të papërshkrueshme pasi takoi babain, Brikenën dhe disa nga familjarët e tij më të afërt.
Ky moment i shumëpritur jo vetëm që preku publikun, por “theu” edhe rrjetin! Transmetimi live në YouTube arriti shifrën e jashtëzakonshme prej 350 mijë shikuesish njëkohësisht, një rekord për këtë fazë të spektaklit.
Mateo, i cili prej kohësh nuk kishte dalë live, riktheu gjithë vëmendjen tek vetja me këtë surprizë emocionuese, duke treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka jashtë shtëpisë.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse banorët e tjerë do arrijnë të afrohen me këtë shifër apo Mateo po “blindon” finalen edhe në aspektin e publikut online.
? 350 mijë live – a është ky sinjali që fitorja është shumë pranë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
