
SHBA është pushtuar nga një stuhi me reshje dëbore, shi dhe ngrica. Kjo ka sjëllë kaos nga Kentaki e deri në kryeqytetin e vendit, Uashington.
Sipas mediave amerikane, si pasojë e motit të keq kanë ndodhur qindra aksidente rrugore për shkak të ngricave.
Ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë edhe përmbytje me rritjen e temperaturave.
Përmbytjet kërcënojnë madje edhe zonat e Kalifornisë të shkatërruara nga zjarret e fundit.
Stuhia që preku zona të Kentakit në drejtim të Marilendit e më thellë në veri të vendit, solli gati 40 centimetra borë në Iron Gate, një qytet i vogël në Virxhinian Perëndimore, si dhe 30 cm borë në Ëhite Sulfur Springs, të po këtij shteti, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.
Deri të mërkurën, më shumë se 190,000 klientë në Virxhinia dhe më shumë se 13,000 në Karolinën e Veriut, vazhdonin të ishin pa energji elektrike. Bora mbuloi dhe aeroportet në Virxhinia e Tenesie.
Rreth 2,500 fluturime u anuluan ose u shtynë në të gjithë vendin, 200 nga të cilat në Aeroportin Kombëtar ‘Ronald Reagan’ në Uashington.
Për të dytën ditë me radhë në gjithë shtetin e Virxhias mësimi u anulua, po kështu edhe në Baltimorë e Uashington, nxënësve dhe mësuesve iu kërkua të qëndronin në shtëpi. /vizionplus.tv
