LAJME / E Mërkurë 25 Dhjetor 2024, 22:10

Stuhia e dëborës godet Ballkanin, ja se si paraqitet situata

Stuhia e dëborës që goditi Ballkanin ka shkaktuar dëme të mëdha, veçanërisht në Bosnjën veriore dhe qendrore, ku mbi 200,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike për ditën e dytë. Qytete dhe fshatra të tëra po vuajnë ndërprerjen e energjisë, ndërsa rrugët mbeten të bllokuara, duke paralizuar lëvizjen.

Në Kroaci, ekipet e emergjencës kanë shpëtuar 48 persona të izoluar nga dëbora në rajonin qendror të vendit.



Ndërkohë, në Slloveni, kushtet e vështira atmosferike me erëra të forta dhe dëborë kanë penguar përpjekjet për të shpëtuar një alpinist hungarez të bllokuar në Alpet Sllovene që prej së dielës.