
Një furtunë e heshtur duket se po përgatitet brenda radhëve të Partia Socialiste, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga debatet, ku protagonistë janë Elisa Spiropali, Taulant Balla, Edi Rama dhe indirekt edhe Belinda Balluku. Në mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama ka lëshuar kritika ndaj ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e cila nuk është dakord me mënyrën se si po qeverisë shumica socialiste, apo edhe me mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste.
Zonja Spiropali i është përgjigjur “flakë për flakë” lidershipit të PS-së, deklarata këto që po lexohen si një paralajmërim i fortë për një përplasje të afërt me emra të fuqishëm të qeverisë, ku target kryesor është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila po hetohet nga Prokuroria Posaçme (SPAK). Nën petkun e reflektimit dhe filozofisë politike, Spiropali ka hedhur në publik një akuzë të tërthortë për një “model” që, sipas saj, po legjitimon arrogancën dhe abuzimin si normë brenda mazhorancës qeverisëse.
Burime brenda selisë rozë flasin se kjo nuk është thjesht një analizë, por një sinjal i qartë për një nismë që synon “pastrimin” e strukturave nga elementë të dyshuar për korrupsion. Në këtë kontekst, emri i Belinda Balluku po qarkullon gjithnjë e më shpesh si epiqendra e tensionit të ri politik. Edhe pse nuk përmendet drejtpërdrejt, deklaratat e zonjës Spiropali mes rreshtash shihen si kritika ndaj një kulture bindjeje dhe përshtatjeje që shpërblen besnikërinë mbi meritën.
A është kjo një përplasje e hapur mes dy ish-figurave kyçe të kabinetit të Edi Rama, apo një strategji më e thellë për të riformatuar ekuilibrat e brendshëm? Intriga shtohet nga fakti se rebelimi i Spiropalit nuk shihet më si neutralitet, por si një armë politike e kalkuluar. Në korridoret e pushtetit flitet për një klimë të mbushur me tension të padukshëm, ku debatet nuk zhduken, por shtypen, duke krijuar një presion që mund të shpërthejë në çdo moment. Nëse këto zhvillime janë pjesë e një lëvizjeje më të madhe për të rikthyer “moralin politik”, atëherë Partia Socialiste mund të jetë në prag të një transformimi të brendshëm.
Por pyetja që mbetet pezull është më e thellë: a po kërkon Spiropali një reformim real të partisë, apo kemi të bëjmë me një përplasje për pushtet të maskuar me retorikë morale? Në një kohë kur Europa përdoret si referencë, por shpesh mbetet vetëm në fjalë, kjo krizë e mundshme mund të zbulojë sa larg është realisht politika shqiptare nga standardet që pretendon. Megjithatë një gjë është e sigurt, lëvizja e Spiropalit, nuk është më thjesht një çështje deklaratash, por është fillimi i një nisme të fortë politike, përmes së cilës synohet pastrimi i PS nga zullumet kriminale dhe korruptive të vartëses së Edi Ramës, ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Çfarë ndodhi në mbledhjen e fundit të grupit të PS?
Ndërkohë sikundër e theksuam më sipër, situata brenda Partisë Socialiste duket e tensionuar, pasi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS që u mbajt këtë të hënë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga grupi, për shkak të qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.
Burimet nga mbledhja thanë se deputetja Elisa Spiropali, i është përgjigjur Ramës se duhet ta përjashtoj ai dhe jo ajo (duke iu referuar Belinda Ballukut). Elisa Spiropali: “Nuk është trimëri të perjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashto ti, jo ajo.”. Kujtojmë se Rama i ka kujtuar Spiropalit faktin që një herë nuk ka marrë pjesë në votim në Parlament në rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të arrestimit të Belinda Ballukut. Hera e dytë sipas Ramës, kur Spiropali ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka kritikuar mazhorancën.
“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e 3-të del nga Grupi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit. Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje veten e përjashtuar nga Grupi Parlamentar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
