
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit.
Sipas gazetares Klodiana Lala, sekuestrimi është kryer të martën, më 23 shkurt, pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i procedurës.
Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza, parakualifikim dhe kualifikim.
Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars 2025 është paraqitur vetëm një ofertë financiare.
Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
