LAJME / E Mërkurë 25 Shkurt 2026, 09:09

SPAK kërkon arrestimin – Ish-deputeti socialist zbulon para kohe vendimin e PS për “Ballukun”

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, deklaroi se beson që Partia Socialiste do të jetë kundër kërkesës

së GJKKO-së lidhur me çështjen “Balluku”. Sipas tij, qëndrimi i partisë për këtë çështje nuk është konsistent.

Koçi theksoi se PS ka qenë kundër kompetencës për pezullim,

ndërsa Gjykata Kushtetuese, me vendimin 4:4, e la në fuqi pezullimin.

Megjithatë, sipas tij, PS po e respekton këtë vendim, ndonëse kishte mundësi të mbante qëndrim në përputhje me kërkesën e GJKKO-së dhe jo vetëm me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se nga diskutimet në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve duket se PS do të jetë kundër kërkesës së GJKKO-së dhe nuk pritet ndryshim qëndrimi në ditët në vijim. Sipas tij, situata mbetet e njëjtë dhe mënyra se si vepron opozita, në gjykimin e tij, më shumë e konsolidon qeverinë sesa e dobëson atë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE