
Ka folur për herë të parë nëna e Ena Muçajt, 12-vjeçarit të cilit një ditë më parë iu pre jeta në mes në mënyrë tragjike nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.
Në një lidhje direkt për Euronews Albania, mami i Eneas, e cila ditën e sotme i dha lamtumirën e fundit djalit të saj, ka rrëfyer momentet e tmerrit pak minuta pas aksidentit tragjik.
Sipas saj, ka qenë motra e 12-vjeçarit ajo e cila vrapo në momentin tragjik dhe nuk po njihte të vëllain pasi trupi i tij ishte i mbuluar nga gjaku.
“Goca e kishte parë ngjarjen, të gjithë ngjarjen. Çfarë të shihte, goca ishte tmerruar, ishte tmerruar se nuk e njohu vëllain, nuk e njohu kokën e vëllait.
Kur shkova, çfarë të shihja, e kam marrë djalin në krahë, i kullonte gjaku, e kam marrë në krahë djalin, i kullonte gjaku si det, u mbush shtëpia me gjakun e djalit. Ma kishin therur, nuk e njoha nga koka djalin, nga trupi, më ishte bërë djali copë-copë. E njoha vetëm nga kraharori, bënte terapi çdo ditë, më thoshte do bëhem mirë me mami”, tha ajo mes lotëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
